STRATEGJIA E MEDIAVE SOCIALE

Mediat sociale u lejojnë bizneseve të ndërtojnë zërin e tyre unik të markës dhe të rrisin dukshmërinë, angazhimin në internet, klientët dhe përfundimisht shitjet.

Përforcimi i zërit të markës dhe identitetit

Mediat sociale lejojnë bashkëveprimin e drejtpërdrejtë si me klientët ekzistues edhe me ata potencialë dhe është një mënyrë e shkëlqyer për bizneset që të arrijnë në mënyrë efektive audienca specifike. Konsumatorët ndërtojnë dhe përforcojnë lidhje të forta personale me markat duke përdorur platforma si Facebook, Instagram, SnapChat, Twitter dhe LinkedIn.
Bizneset përdorin këto platforma për të transmetuar mesazhe të rëndësishme që mund të ndihmojnë në formimin e imazhit publik dhe identitetit të markës. Nga ana tjetër, këto lidhje nxisin përkrahjen dhe ruajtjen e lidhjes me klientin. Përvojat e klientit mund të ndahen me miliona njerëz nëpërmjet mediave sociale, prandaj është e domosdoshme që bizneset të shfrytëzojnë këto platforma.

Kuptoni, analizoni dhe përshtasni sipas nevojave

Para krijimit të një strategjie për mediat sociale, Vesa Solutions kryen një auditim të medias sociale dhe analiza konkurruese të secilit prej klientëve tanë. Ne punojmë për të kuptuar se cilat platforma sociale përshtaten më mirë me nevojat e produktit apo shërbimit të klientit tonë. Ne pastaj me kujdes zhvillojmë dhe implementojmë strategjitë afatshkurtra dhe afatgjata sipas nevojës. Ne gjithashtu ofrojmë edhe trajnime dhe shërbime të zhvillimit të përmbajtjes që ju lejojnë të përqëndroheni në biznesin tuaj, ndërsa ne krijojmë përmbajtje, kalendarë mujor, afishojmë postimet dhe bëjmë përditësime për ju. Si pjesë e shërbimeve tona, ne takohemi me secilin prej klientëve tanë në baza mujore për të shqyrtuar analitikat e mediave sociale dhe për të përshtatur strategjinë tonë në përputhje me rrethanat. Ne sigurohemi që marketingu i mediave tuaja sociale përshtatet me qëllimet specifike të kompanisë suaj, përmbush qëllimet tuaja dhe rrit biznesin tuaj.

Lazerta VesaSTRATEGJIA E MEDIAVE SOCIALE