MARKETING INBOUND

Marketingu ibound është një nga strategjitë më të kërkuara të marketingut në ditët tona. Por çfarë e bën një fushatë marketingu efektive? E kemi thjeshtëzuar në një proces me 5 hapa.

KRIJIMI DHE MBAJTJA E NJË NJË FAQEJE EFEKTIVE

Pika e nisjes e çdo biznesi online është krijimi i një faqeje e cila është e gatshme të përftoje trafik dhe klientë. Një faqe fituese ka nje orientim të qartë, paraqitje profesionale, e lehtë për tu gjetur, e përshtatshme për smartphone e tableta dhe e lehtë për tu përditësuar dhe menaxhuar.

Gjithashtu është e rëndësishme që faqja të këtë gjurmim në çdo pikë të saj që matja e gjithë trafikut të jetë e mundshme.  Matjet mund të përdoren për të dhënë më shumë detaje mbi mirëmbajtjen e faqes. Domethënë, përdorimi i Analytics për të përmirësuar elementet e faqes tuaj të internetit.

GJENERIMI I MË SHUMË TRAFIKU

Gjenerimi i trafikut është i lehtë për tu sugjeruar por strategjia e teknikave, që përdoren për këtë gjë, është më e ndërlikuar. Shërbimet e mëposhtme kanë rezultuar në rritjen e trafikut për faqen tuaj.

  • Pay-per-click
  • SEO
  • Reklamim kontekstual
  • Affiliate Marketing
  • Blogging
  • Mediat Sociale

Më shumë trafik tek faqja juaj do të thotë më shumë mundësi për vizitorët që të bëhen blerës.

KTHIMI I VIZITORËVE NË BLERËS

Keni një faqe të përsosur dhe keni përdorur disa teknika për të tërhequr trafik…po tani cfarë? Është momenti për të sjellë blerësit.

Faqe pritëse efektive: Një faqe pritëse e cila shpjegon qartazi produkte dhe/ose shërbimet dhe vlerën përkatëse të tyre.

Forma “na kontaktoni”: Vendosja e formave “na kontaktoni” veçanërisht për të mbledhur informacione rreth klientëve të mundshëm.

KTHIMI I BLERËSVE NË KLIENTË & RRITJA E SHITJEVE

Duke përdorur teknika përftimi për vizitorët, ju mund të rrisni shancet për shitje.

Njihni vizitorët

Theksuam rëndësinë e vendosjes dhe përpunimit të gjurmimit të faqes. Rezultatet do t’u tregojnë kush janë vizitorët me të prirur për të blerë, kështu do të dini kë të kontaktoni më së pari.

Kategorizimi

Të dhënat e mbledhura nga format e plotësuara nga vizitorët do t’i ndajnë ata në grupe, të cilat do t’ju japin mundësinë tu dërgoni shpejt dhe efektivisht informacion dhe mesazhe të shënjestruara.

E-mail

Menjëherë sapo të jenë të kategorizuar, dërgojuni atyre mesazhe periodike për t’i mbajtur të angazhuar me kompaninë tuaj.

Manaxhim

Përmirësoni proçesin e shitjeve duke integruar një sistem të menaxhimit të marrëdhënieve me konsumatorin.

ANALIZO GJITHÇKA

Matja e të gjithë trafikut dhe viyitorëve potencial, rishikimi i raporteve, identifikimi i trendeve dhe përmirësimi i startegjisë përkatësisht. Këtu përfshihet:

Trafiku

  • Burimet e trafikut
  • Vizitorët unik
  • Faqet e famshme
  • Normat e largimit

SEO

  • Performanca e fjalëve kyçe
  • Renditja në kërkime
  • Trafiku i kërkimeve
  • Linqe inbound

PPC

  • Kosto per klikim
  • Linqet inbound
  • Përqindja e vizitorëve për klikim të caktuar

Blog 

  • Burime referimi
  • Abonentët

Social

  • Angazhimi
  • Ndjekësit
  • Madhësia e publikut dhe rritja

Email

  • Abonentët
  • Norma e rritjes
  • Shpërndarja dhe forwarding

Prezenca online në botën e sotme dixhitale, është një domosdoshmëri për suksesin e biznesit. Nëse kërkoni strategji për mediat sociale, menaxhim reputacioni ose publicitet me pagesë, atëherë ne mund t’ju ndihmojmë me çdo aspekt të marketingut tuaj online

MARKETINGU AFFILIATE/BASHKËPUNUES

Marketingu affeliate i shton vlerë shumicës së faqeve që ekzistojnë në internet. Shumë faqe publikuesish, kërkojnë të përfitojnë të ardhura duke bërë marrveshje me faqe si e juaja. Ne rekrutojmë publikues, në emër të klientëve tanë, të cilët janë pjesë e rrjeteve  affiliate dhe më pas  menaxhojmë fushatat publicitare nëpërmjet tyre. Në një marrëveshje bashkëpunimi, ne gjejme faqe me permbajtje që i përshtatet plotesisht kërkesave tuaja dhe u kërkojmë të promovojmë produktin ose shërbimin tënd me një komision. Parat nuk do të jepen perveçse kur të bëhet shitja, diçka që eliminon riskun përkatës. Mendojeni sikur shokët po përfaqësojnë shokët – sa më shumë shokë ke, aq më tërheqës është biznesi juaj.

MARKETINGU PËRMES E-MAIL

E-mail ka qenë pjesë e marketingut për më shumë se një dekadë.  Mund të jetë marketing B2B ose B2C, por email-et mbeten një mënyrë komunikimi me publikun tuaj. Nëpërmjet email-eve, keni mundësi të dergoni, tek inboxi-i personal i klientit, materiale publicitare të cfarëdollojshëm. Kjo mundëson një linje direkte komunikimi me publikun tuaj dhe transformoni email-et në tregti.

Lazerta VesaMARKETING INBOUND