DIZENJIM DHE ZHVILLIM FAQE E-COMMERCE

Çdo biznes online ka nevojat e veta unike. Platformat tona ofrojnë fleksibilitetin dhe përshtatjen e nevojshme për të krijuar përvojën më të mirë të mundshme për klientët, duke ulur numrin e blerjeve të papërfunduara dhe duke rritur numrin e blerësve që rikthehen.

Eshtë e ditur që numri i shitjeve online po rritet vit pas viti. Në qoftë se keni nje dyqan fizik dhe doni që ta zgjeroni dhe në internet ose po hapni një biznes vetëm online, ne jemi aty për t’ju ofruar ndihmë. Te shesësh online nuk është një modë e përkohshme, kështu që është e rëndësishme të keni një faqe të mirestudiuar me zgjidhje inteligjente që të jeni gjithmonë të parët. Çdokush mund të krijojë një dyqan online, por konsumatoret janë të prirur të kenë pritshmëri më të larta..

Duke ndërthurur eksperiencën e gjerë dhe njohuritë specifike në teknikat e marketingut në internet; synimi ynë është ti krijojmë çdo klienti një prezencë efektive në internet me qëllim rritjen esenciale të trafikut dhe të ardhurave. Duke filluar me shportat e përshtatura dhe deri tek paraqitja dhe orientimi intuitiv ajo çka synojmë është të krijojmë një eksperiencë blerje që do të kënaqë klientët dhe do ti bëjë që të rikthehen. Kur krijojmë një faqe për tregtimin online, marrim parasysh më shumë gjera se sa një dizenjo të thjeshtë.

Fillojmë me krijimin e një bazamenti të fortë për dyqanin tuaj online duke përdorur strategjinë tonë të provuar:

  • Krijojmë një sistem efektiv organizimi për të ndihmuar në menaxhimin e katalogut tuaj të produkteve. Kjo lejon fleksibilitet dhe rritje me kalimin e kohës.

  • Ndërtojmë një sistem rekomandimi të produkteve të cilat janë të orientuar sipas klientit edhe databazës. Kjo do të stimuloje efektivisht shitjet e produkteve tek klientet ekzistues dhe te të tjerët.

  • Ofrimi i një shumëllojshmërie cmimesh të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Kjo do të plotësoje kërkesat dhe porositë e ndryshme të klientëve.

  • Proçedura për menaxhimin e porosive.

Të gjithë këto hapa na ndihmojnë të ndërtojmë një arkitekturë të fuqishme e cila është e lehte në përdorim, e lehtë për SEO dhe e lehtë nga ana teknike.

Lazerta VesaFAQE E-COMMERCE