DIZAJN RESPONSIV

Kur ne ju ndërtojmë juve një faqe interneti të lehtë për përdorim dhe miqësore për celularin, marrim të gjitha elementet e faqes suaj të internetit dhe zhvillojmë një version të përshtatur në celular posaçërisht për të qenë i lehtë për t’u naviguar dhe që u jep klientëve tuaj informacionin për të cilin ata po kërkojnë ndërkohë që janë duke lëvizur.

Mobile-Friendly Websites

Ka dy lloje të faqeve në celularë – të lodhshme dhe jo të lodhshme. Faqet e lodhshme të internetit janë të vështira për t’u lexuar dhe frustruese për tu lundruar. Ato janë zakonisht një version miniaturë i një uebfaqeje të PC-ve dhe janë ndërtuar me mendësinë “Unë kam faqen e internetit në rregull për kompjuterin tim, kështu që me mjafton”. Me 1 nga 4 përdorues te telefonave që hynë në internet nga pajisja e tyre të paktën një herë (ose 100 herë) në ditë, ne nuk duam që klientët tanë të bien në këtë kurth. 
Dizenjmi i faqeve të internetit evoluon çdo moment. Thjesht mendoni se sa larg ka arritur teknologjia që nga ditët e para të dizenjimit me Flash mbi 10 vite më parë. Në Vesa Solutions, ne qëndrojmë në krye të trendeve të dizajnit dhe funksionaliteteve për të krijuar faqe me funksionim të lartë që do t’ju shërbejnë gjatë në kohë. Ekipi ynë do të projektojë një dizajn për kompaninë tuaj që nuk është vetëm vizualisht imponues, por gjithashtu do të ketë funksionalitetin dhe programimin e avancuar për të ofruar një rrymë të vazhdueshme të klientëve dhe të ardhurave..
Kjo do të thotë krijimi i një faqeje vizualisht dinamike, me nje kodim të menduar mirë, lidhje të thjeshta dhe tekst të qartë, angazhues. Dhe shkojmë më tej. Ne mendojmë se ku do të vendoset teksti në lidhje me fotot tuaja. Ne mendojmë se cilat foto do të krijojnë një lëvizje kohezive në faqen tuaj të internetit në përgjithësi. Ne mendojmë për përvojën e përdoruesit.

Ne bëjmë hulumtime për të zbuluar audiencën tuaj dhe atë që i terheq ata më shumë. Ne inkorporojmë thirrje për veprim (psh. Vendosje strategjike e butonave të kontaktit, blerjeve etj.) dhe nxisim biznesin për ju. Kur të doni një faqe interneti që punon për biznesin tuaj dhe prodhon rezultate, ne kemi ekspertizën për të ofruar.

Lazerta VesaDIZAJN RESPONSIV